Përfundon hidhur pritja me shpresë e dy familjeve për të dashurit e tyre. Shembja e kanalit të shpërndarjes së qymyrit në termocentralin e Yataganit në Mugla të Turqisë plagosi 10 punëtorë dhe bllokoi 2 të tjerë nën rrënoja të enjten.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë zjarrfikësit dhe forcat e kërkim shpëtimit të cilat nisën punën për shpëtimin e dy të bllokuarve.

Pritja me shpresë e familjarëve të dy punëtorëve jashtë termocentralit përfundoi në mënyrë të hidhur pasi mbrëmjen e së enjtes forcat e kërkim shpëtimit nxorën trupin e pajetë të 38-vjeçarit Sezgin Kiliç, baba i një fëmijë, ndërsa mëngjesin e së premtes të 36-vjeçarit Seray Simsek, baba i dy fëmijëve.

10 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa trupat e dy viktimave u dërguan për autopsi në morgun e qytetit. Autoritetet kanë nisur një hetim tërësor për të zbardhur shkaqet e incidentit të rëndë që u kushtoi jetën dy personave. /tvklan.al