Operatorët në Spille kanë bërë përgatitjet, vendosen edhe kullat e vrojtimit

Ka përfunduar vendosja e kullave të plazhit në të gjithë territorin e Bashkisë Rrogozhinë. Operatorët turistikë i janë përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Turizmit për plazhe të sigurta.

Subjektet kanë punësuar një person të trajnuar dhe të certifikuar. Pas pandemisë këtë sezon ata presin të kenë më tepër turistë jo vetëm nga vendi, por kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në Spille, bizneset kanë pasur kohën e mjaftueshme për të kryer ndryshime në ambientet e tyre , duke rinovuar bazën materiale, ndaj presin me padurim ardhjen e turistëve të parë të huaj.

Çmime të pranueshme për xhepat e pushuesve ka edhe këtë vit. Një çadër me 2 shezllone kushton 400 lekë dhe për një person ushqimi në restorant nuk është më tepër se 1 mijë leke.

Ndryshe nga plazhet e tjera të vendit, gatimet këtu kryhen me bazë peshkun e detit dhe jo të rezervatit. Kuzhina konkurron me receta të veçanta. Perimet e frutat e zonës janë furnizuesit kryesorë të restoranteve. 

Përgjatë 4 kilometrave vijë bregdetare në Spille nuk ka ndërtime pa leje dhe është investuar në ndriçim, gjelbërim dhe kënde lojërash për fëmijë.

Klan News