Pro Business – 70% e sipermarrjeve te perpunimit aktiv ne gjendje krize! (14 Dhjetor 2020)



Pro Business – 70% e sipermarrjeve te perpunimit aktiv ne gjendje krize! (14 Dhjetor 2020)

19:08 14/12/2020

Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus  i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku është ndalur këtë të hënë tek gjendja aktuale e bizneseve në sektorin fason.

Sipërmarrësi Saimir Bidaj i cili  prej 27 vitesh  operon në fushën e sektorit fason thotë për Klan Plus se periudha e pandemisë ka patur ndikim negativ në uljen e porosive dhe ka  rritur ndjeshëm kostot. 

Edhe pse protokolli anti- covid kërkon të njëjtat rregulla si për biznesin e vogël ashtu edhe atë të madh, qeveria i ka përjashtuar sipërmarrjet e mëdha në mbështetjen financiare prej 4 mijë lekë për çdo punonjës që përdoren për shpenzimet e dezinfektimit dhe higjenës.

Z. Bidaj thotë se qeveria duhet të rishikojë ndihmën financiare dhe të përfshijë edhe subjektet e mëdha. 

Ndërkohë i ftuar në studion e Pro Business,  Edvin Prençe Kryetar i Shoqatës “Pro Eksport Albania” thotë se  70% e sipërmarrjeve  të përpunimit aktiv  janë në gjendje krize pasi mungojnë porositë nga klientët. E përkthyer në shifra,  humbja llogaritet në  200 mln euro mungesë faturimi për eksportet e pa realizuara.

Sipas Z. Prençe; para  pandemisë ishin afro 700 biznese aktive  fason , të vogla, të mesme dhe të mëdha me afro 70 mijë të punësuar ; por nga   efekti i pandemisë  mars-prill pati rënie ma afro 20 mijë punonjës nga ky sistem dhe aktualisht janë afro 56 ijë punonjës aktiv.

Edvin Prençe Kryetar i Shoqatës “Pro Eksport Albania” thotë se ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për të dhënë ndihmë për prodhimet “Made in Albania”

INTERVISTË ME Z. SAIMIR BIDAJ  SIPËRMARRËS

INTERVISTË ME Z. EDVIN PRENÇE KRYETAR I SHOQATËS “PRO EKSPORT ALBANIA”






Të ngjashme