” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Gratë në biznes, sfidat dhe suksesi

Në studio: Lira Hilaj

Gratë në Biznes po tregojnë dita ditës aftësinë e tyre drejtuese në kompani të ndryshme dhe po japin kontribut në shoqëri.

Historia se si Lira Hilaj hapi kompaninë e saj është shumë interesante dhe prekëse.

Kompania ku ajo punonte si ekonomiste në Gjirokastër falimentoi dhe në këtë mënyrë 40 gra mbetën pa punë.

Ishte kjo që ngacmoi sipërmarrësen Lira Hilaj, për të hapur ajo një biznes që të mos mbeteshin të papuna gratë e zones.

“Kur mbarova universitetin në Gjirokastër për ekonomi, u punësova në një kompani e cila ishte në mbylljen e saj të themi sepse kishte konflikt mes ortakësh dhe mu desh që të punësohesha për tre muaj. Dhe jam mërzitur aq shumë që puna ime e parë zgjati vetëm tre muaj, saqë kjo mërzitje, dmth nuk po më kalonte. Ndodh një ditë që më trokasin 40 gra të cilat donin të merrnin asistencën nga puna që ata kishin punuar dhe pagën e fundit që u kishte ngelur pa marrë. Duke qenë se 90% e ortakut ishte grek dhe 10 % ishte shqiptarë. Mu desh që të telefonoj ortakun grek, dhe ti thoja që pagat punonjësit do ti merrnin dhe të mos ngeleshin të papaguara. Për këtë fillova që të ndihmoja gratë por njëkohësisht më vinte edhe keq që këto gra të ngeleshin pa punë dhe si mund të ngeleshin pa punë dhe hyra në kontakt si mund të rihapja këtë biznes. Dhe nga falimenti i një kompanie, rinisi një kompani e re. Kështu e kam nisur duke menduar që si të ndihmoja gratë dhe nga 40 ato kanë shkuar në 100. Ka qenë në vitin 2016.”- thotë sipërmarrësja.

Sipërmarrësja tani drejton me sukes kompaninë për prodhimin e qeseve të kartonit dhe bashkëpunon për brande të njohura ndërkombëtare.

“Duke qenë që nuk kishim një suport të fortë ekonomik vendosa ta nisnim si një fason këtë kompani edhe kemi krijuar një treg të sigurt në Greqi dhe Itali, dhe punojmë për brende shumë të mira. Kemi firmosur kontrata që janë 5 apo 10 vjet. I kemi firmosur me kursin e këmbimit që ka qenë shumë herë më mirë se sot, por kemi krijuar trungun e kompanisë le të themi.Tregu që ne synojmë është Shqipëria dhe duam të investojmë në makineri, dhe besoj se është një treg i etur.”

Gratë në biznes, rëndësia e punimeve artizanale

Në studio: Anisa Kalisi