Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar  Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek  “Agro Imshta” kompania e cila garanton për fermerët e fshatit Imësht në Lushnje; farën e Shalqirit, ofron asistencë me agronomë Shqiptarë dhe Grekë, dhe siguron tregjet për shitjen e këtyre prodhimeve brenda dhe jashtë vendit.

Ajo është   themeluar nga dy sipermarrës Ardian Çitozi  dhe Regont Beqiri me eksperiencë mbi 12 vjecare në këtë fushë. 

Çitozi, një nga themeluesit e kompanisë, na jep më shumë detaje , ku thekson edhe të vecantën e varietetit grek kleopatra  i mbjellë  për herë të parë në Shqipëri në tokat e myzeqesë. 

“Të gjithë këto varitete janë të gjatë, të cilët preferohen më shumë në Evropë sesa variteti i rrumbullakët. Kemi mbjellë dhe varitete te vogla që janë 1 kilogram e gjysmë deri në 2 e gjysmë e kemi futur për provë dhe për vitin tjetër mendojmë ta zgjerojmë pasi në Evropë kanë filluar ta përdorin minishalqinin si me fara dhe pa fara.”- shprehet Çitozi.

Ndërsa bashkëthemeluesi tjetër i kompanisë,  Regont Beqiri thotë për Pro Business se fermerët po motivohen edhe më shumë që të mbjellin tokat me shalqi për shkak të shitjes së produktit në kohë reale dhe cmimit të kënaqshëm. 

Aktualisht në pikën e grumbullimit të Agro Imshtës  mblidhen afro 300 ton Shalqi.  Nga këtu më pas , ngarkesat bëhën gati për tregun vendas dhe  jashtë Shqipërisë.

 “Destinacioni i sotëm ndodhet në Ceki dhe në kryeqytetin e Letonisë. Ne bashkëpunojmë me shumë vende dhe shumë eksportues shqiptarë të cilët vijnë këtu tek ne dhe bashkë me ne, grumbullojmë shalqirin në gjithë fshatin. Në këtë fshat janë mbjell rreth 300 hektarë shalqi dhe pasi paketohet këtu në këtë shesh niset direkt për eksport Ky shalqi është shijuar në Suedi dhe Finlandë.”

Sipas Çitozit  toka me të mbjella me shalqi  duhet 3-fishuar, dhe nëse flasim për 300 hektarë ; aktualisht ;duhet të shkojë deri në 1 mijë hektarë sepse kërkohet shumë nga tregu ndërkombëtar. 

Xhaferr Gorrea është një nga fermerët që dorëzon prodhimin tek Agro Imshta dhe thotë që është shumë i kënaqur me fitimet që arrin të marrë në kohë record për prodhimet e tij.

Të shtunën  në qendër të qytetit të Lushnjes u mbajt edhe panairi i shalqirit dhe pjeprit.

Eksportues, prodhues te firmave te njohura , perfaqsues te pushtetit vendor e qendror  dhe qytetarë e vizitorë janë bërë bashkë  ku ekspozuan prodhimet e tyre.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi tha se  synimi i qeverisë është  për trefisihim të eksporteve dhe  mbështetja me skemat subvensionale per cdo vit. 

Në Lushnje ka marë një zhvillim të madh prodhimi I bostanit i cili mbillet nga 250 fermere ne mbi 2 mije hektore toke.Ata kane kultivuar farerat me te mira te pershtatura me klimen dhe token e tyre

Kompania Agro Imshta bashkëpunon me shumë tregtarë brenda dhe jashtë vendit të cilët tashmë marrin Shalqi tek Agro Imshta. Për shkak të cilësisë ,seriozitetit dhe korrektësisë, Agro Imshta  ka tërhequr vemendjen e kompanive  të mëdha,si DONI FRUITS  Kompania më e madhe  e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të fruta perimeve  Made in Albania.