Emisioni Pro Business në Tv kombëtar Klan Plus, drejtuar nga gazetarja
Oljana Maloku është ndalur në pjesën e parë të këtij emisioni tek
shërbimet profesionale që ofron studio La Tua Commercialista.

La Tua Commercialista  lindi si një bashkim idesh dhe njohurish të dy
themeluesve kryesore të saj, Znj.Oligerta Hoxha dhe Znj. Eriana
Hasanaliaj për tju përgjigjur kërkesave të tregut. Klientët e biznesit
që vijnë në këtë studio për të marrë konsulencë për herë të parë,
kthehen në klientë besnik të vazhdueshëm në fusha të ndryshme. La Tua
Commercialista   jep zgjidhje edhe për shumë biznese shpesh hasin
vështirësi në gjetjen e stafit.

Edhe vetë përfaqësues të bizneseve shprehen të kënaqur me shërbimet që
gjejnë në këtë studio me profesionistë të cilët I përgjigjen me
përpikmëri nevojave të subjekteve të ndryshme, shqiptare dhe të huaja.

Për të realizuar Misionin e saj La Tua Commercialista fokusohet në
ofrimin e shërbimeve profesionale kompanive te ndryshme si
Individuale, Sh.p.k., Sh.a. apo degë të një kompanie të huaj, duke e
mbështetur që nga themelimi i saj, zgjerimi dhe likujdimi e
shpërndarja e fitimeve të mbetura për ortakët/aksionerët e një
kompanie.

E pozicionuar pranë rrugës së Kavajës, Studio La Tua Commercialista
gjendet lehtësisht në kontaktet e vendosura në website dhe në rrjetet
sociale.

Sfida e grave sipermarrese – Pro Business – 15 Mars 2021

Emisioni Pro Business në tv kombëtar Klan Plus, drejtuar nga gazetarja
Oljana Maloku është ndalur në pjesën e  dytë tek dhoma ekonomike të
gruas, ecuria , projektet dhe sfidat.

E ftuar në studio Znj.Albana Muçaj; bashkëthelemuese dhe njëherësh
anëtare bordi; tha se në thelb projeket lidhen të gjitha me zhvillimin
dhe fuqizimin e femrës në të gjithë Shqipërinë.

Pandemia sipas Muçajt ka rritur sfidat e grave sipërmarrëse por
fatmirësisht janë përshtatur me kushtet e reja ndërsa sfidë mbetet
aksesi në financë.

E pikërisht këtu kërkohet edhe ndihmë, për të ofruar linja financimi
me kritere të lehtësuara për femrat.

 Intervistë me Z. Albana Muçaj – Dhoma ekonomike e gruas