Emisioni Pro Business në televizionin Kombëtar Klan plus është ndalur këtë të  hënë tek analiza që ka kryer me anë të sondazheve Konfindustria lidhur me impaktin e zgjedhjeve tek bizneset.

I ftuar në studio me gazetaren Oljana Maloku ishte Administratori i Konfindustrias  Z. Gjergj Buxhuku i cili tha se nga sondazhet e kryera rezulton që; më shumë se gjysma e përfaqësuesve të subjekteve nuk besojnë që programet elektorale që prezantohen në fushatë, nuk mund të realizohen dhe nuk janë të realizueshëm nga partitë politike dhe pikërisht për këtë gjë subjektet janë shprehur skeptike pasi janë të zhgënjyer ndaj politikës 30 vjeçare.

Sa i përket mënyrë së taksimit, bizneset anëtare të intervistuara nga konfindustria kanë përkrahur më shumë taksimin e sheshtë si më të drejtë për aktivitetin e tyre.

Sa i përket asaj që u la jashtë programeve elektorale, Buxhuku thotë se nuk  janë marrë në kosnideratë ose nuk kanë qenë në fokus politikat ekonomike por më shumë partitë politike janë marrë me politikat fiskale.

Si shqetësuese nga administratori i Konfindustrias shihet niveli i lartë i borxhit publik në vend  që është barrë jo vetëm për ekonominë e vendit  por edhe për xhepat e qytetarëvë që mund të kthehet në problem për të ardhmen.

Për emisionin Pro Business, Buxhuku tregon edhe skenarët e mundshëm që mund të ndodhin  pas zgjedhjeve të  25  prillit.

Intervistë me Administratorin e Konfindustrias  Gjergj Buxhuku