Kapacitetet e prodhimit kombëtar ishin në fokus të emisionit Pro Business në Klan Plus ku në pjesën e parë ishte I ftuar Zv.Ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Z.Enio Civici. Z.Civici u ndal tek masate marra nga qeveria sa I përket mbështetjes së fermerëve me naftë e po ashtu politikat e skemës kombëtare në bujqësi. Janë 5 milionë dollar shtesë që qeveria ka planifikuar vetëm në paketën e rezistëncës socviale për mbështetjen me naftë për fermerët, plus pjesës së parashikuar më parë për këtë zë. Sa I takon pyetjes nëse duhet të nxisim në këtë moment prodhimine drithrave në vend pas situatës së krijuar nga lufta në Ukranië, Civici tha se nuk është ky momenti për të ndërmarrë vendime strategjike por mbështetja e qeverisë në funksion të prodhimit vendas po vijon.

Për të gjithë ata fermerë që kultivojnë drithra, Zv.Ministri Civici tha se do të jenë të parët që do të përfitojnë mbështetje me fonde nga skema kombëtare.

Për të gjithë ata që kanë dyshime për rezervat e miellit në vend, Zv/Ministri ka sqaruar se kompanitë importuese kanë rezerva për disa muaj ndërsa importet po vijojnë. Me rëndësi sheh edhe bashkëpunimin në këtë drejtim me Serbinë në kuadër të marrëveshjes së Open Ballkan.

Në pjesën e dytë të emisionit fokusi ishte tek analiza që bëjnë ekspertë të Universitetit Bujqesor të Tiranës lidhur me mundësinë e shtimit të kapaciteteve për kultivimin e drithrave.

Profesor Doktor Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës thotë se janë afro 150 mijë hektarë tokë e pashfrytëzuar dhe mund të nxitet kultivimi I tyre.

Ajo që Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë dhe ne duhet të bëjmë është që t’i rikthejmë sytë tek një sipërfaqe apo te një fond i tokës bujqësore që është i pashfrytëzuar që janë goxha, rreth 100’000-150’000 hektarë tokë dhe të nxisim pronarët, fermerët të kultivojnë këtosipërfaqe toke dhe meqenëse jemi në periudhën e mbjelljës së misrit ajo që në mund të bëjmë këto ditë është që ne të kemi një vëmendje më të shtuar drejt shtimit të sipërfaqes me misër për dy drejtime kryesore, pse jo për bukë por mbi të gjitha për foragjere sepse cmimet e misrit janë shumë të rritura në treg. Po të rikthehemi te situata aktuale ku në plan të parë gjithmonë ka dalë nevoja për ploësimin për drithëra edhe në këtë aspekt unë do të thosha që Shqipëria nga kushtet klimaterike tokësore etj. Është në kushtet kur siguron gjysmën e nevojave të veta përsa i përket pordhimit të drithrave të grurit. Në tsotal Shqipëria ka nevojë për rreth 450’000-500’000 tonë dhe me të dhënat statistikore të fundit që Shqipëri kultivon rreth 50’000-60’000 hektarë, pra ne plotësojmë nevojat rreth 200’000-250’000 tonë cka do të thotë plotësojmë nevojat për gjysmën e tyre.“- u shpreh Sallaku.

E gjtiha kjo duhet të bëhet pa prekur strukturën e kulturave aktuale.

“Personalisht unë jam i mendimit dhe kam bindjen që pavarësisht kushteve specifike Shqipëria nuk duhet që të ketë një ndryshim drastik të strukturave të kulturave bujqësore. E them këtë me bindje sepse shpresoj shumë që lufta të mbaroj shumë shpejt dhe vendet t’i rikthehen normalitetit. Pra, ne nuk kemi luksin që sipërfaqet e tokës bujqësore që janë të destinuara dhe që kanë përfitueshmëri më të madhe ekonomike për përime, frutokulture dhe blegtori t’i kthejnë për grurë dhe për kultura të tjera sepse pranojmë faktin që gruri nuk futet te kulturat që është me përfitueshmëri të madhe ekonomike. “- tha Sallku.

Ndërkohë  Dekani I Fkultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit Z.Ilir Kristo shpjegon edhe arsyet e rënies së prodhimit të drithrave në vend.

“Shifrat në rënie kanë ardhur për shumë faktorë. Së pari më e rëndësishmja është që këtu kanë ndryshuar prioritetet e zhvillimit të bujqësisë në përiudhën e tranzicionit deri tani. I është vënë një interes dhe mbështetje më të madhe nga qeveria kultivimit të pemtarisë, ulliri, pemtoret, vreshtat të cilat kanë një ndryshim shumë të madh qoftë në sipërfaqe por qoftë në trajtimet që bëhen vecanërisht në prodhimet që merren. E dyta i është vënë një prioritet i madh kultivimit të periumeve. Kultivimi i perimeve që është një nga degët më të suksesshme të zhvillimit të bujqësisë shqiptare ka një rritje të sipërfaqes totale diku te rreth 7’000-8’000 hektarë por nuk është kjo pjesa më e rëndësishme sepse i bie rreth 20% rritje. E rëndësishme është ndryshimi në prodhimin që marrim. Prodhimi i perimeve në krahasim me të shkuarën është 7/8-fishuar. Perimet dhe pemët frytore kanë një përfitim shumë të madh për fermerët që kultivojnë sesa drithrat e bukës. “

Sipas Kristo-s Kultivimi i drithrave mund të mbështetet dhe mund të pësojë një rritje vetëm nëpërmjet subvencioneve!