” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.

Në fokus të Pro Business ishte sezoni turistik, flukset e turistëve dhe problematikat. E ftuar në studio
ishte Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Znj.Vilma Bello e cila thotë se numri I vizitorëve është mbi
pritshmëritë.
“Duket që tashmë nuk jemi më thjesht në atë që është sezoni turistik zyrtar i cili ka nisur që në 1 maj,
por dhe turistët kanë filluar të vijnë që në mars, por që tani jemi në pikun të themi të sezonit turistik
veror, ku turistët në një numër jo thjesht nga ajo që prisnim, por duke iu referuar dhe shifrave dhe
realitetit janë mbi pritshmëritë e asaj që në kishim menduar, sepse numri i turistëve është rritur
ndjeshëm dhe nëse ne do t’i referoheshim shifrave konkrete dhe shifrave të ardhura nga INSTAT-i ka
një rritje prej 60% të numrit të turistëve për të njëjtën periudhë dhe për të njëjtën kohë të pesëmujorit
të parë të 2021 dhe përballë 2022, ndërsa vetëm në muajin maj ka patur një rritje të turistëve në një
shifër 83.9%, që od të thotë është një rritje shumë e ndjeshme. Në fakt ajo që në i referohemi  si
numra, nuk është ajo që ne kemi prioritetin tonë për të vënë re thjesht numrat sesa më pas sigurisht
që ne presim që përballë rritjes së fluksit të vizitorëve, të kemi pasur një imazh tjetër që i referohemi
cilësisë, shërbimeve, standardeve për të cilat jemi në sfida të përditshme.  “- thotë Bello.
Përgatitjet sipas Bellos janë bërë me kohë për të garantuar mbarëvajtjen e duhur.
“Kemi nisur një punë që në fundin e vitit 2021 dhe themi se jemi bërë gati më herët sesa vitet e tjera.
Kur themi më herët gati, këtu i referohemi problematikave të kemi patur më shumë të ndjeshme nga
analiza e asaj cfarë kemi bërë në sezonet e shkuar të viteve të shkuara dhe këtu i referohem asaj që
lidhet me situatën konkrete jo vetëm me menaxhimin e plazheve por edhe pastërtinë. “
Bello foli edhe për situatën e krijuar me mushkonjat dhe problematikat me ndërtimet në zonat
bregdetare!
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!

Piku i sezonit turistik, Bello: Vizitorët mbi pritshmëritë
Lufta Ukrainë – Rusi, ndikimi në turizëm
Punimet gjatë sezonit turistik, Bello: Qytetarët të denoncojnë
Mungesa e dezinsektimit për mushkonjat
Sektori Hoteleri – Turizëm, zbatueshmëria e të drejtave në punë