Problemet që shkakton konsumi i mishit të kuq dhe proshutës

Problemet që shkakton konsumi i mishit të kuq dhe proshutës

22:40 04/02/2020

Sipas një studimi të ri konsumimi i proshutës ose mishit të kuq disa herë në javë mund të shkaktojë goditje në zemër.

Studimi zbuloi se ata që hanin rregullisht mish të kuq ishin më të predispozuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Studiuesit thonë se për shkak të rezultateve të nxjerra njerëzit duhet të zvogëlojnë konsumin e mishit të përpunuar.

Studiuesja Norrina Allen u shpreh: “Mund të duket një ndryshim i vogël, por ia vlen të përpiqeni të zvogëloni konsumin e mishit të kuq dhe mishit të përpunuar”.

Sipas studimit, rreziku për sëmundje të zemrës rritet me 19%, për çdo 100 gramë mish të kuq ose të përpunuar që konsumohet çdo ditë.

Agjencia Ndërkombëtare e Organizatës Shëndetësore për Kërkime mbi Kancerin ka deklaruar që mishi i përpunuar shkakton kancer. Ajo gjithashtu thotë se mishi i kuq është ndoshta kancerogjen.

Eleminimi i ushqimeve me proteina shtazore mund të jetë një strategji e rëndësishme, për të ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes së parakohshme./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi