Emisioni Pro Business në televizionin kombëtar Klan Plus është ndalur këtë të hënë tek gama e shërbimeve që ProCredit bank sjell për bizneset, e në vecanti për subjektet e vogla.

Në pjesën e parë të emisionit, drejtuar nga gazetarja oljana maloku, fokusi ka qënë tek një sipërmarrje që ka përfituar nga shërbimet që ofron ProCreditbank. Përfaqësuesja e bzinesit Kristina Kambo thotë se ProCreditështë shume e avancuar për pjesën e sherbimeve digjitale dhe kjo vihet re në thjeshtësinë që platformat e-banking dhe mobile banking kanë në përdorim.

Në pjesën e dytë të këtij emisioni fokusi ka qënë tek trajtimi i detajuar i të gjitha shërbimeve për sipërmarrjet.

Xhenis Loli  nga  ProCredit thotë se banka ProCredit nder vite eshte fokusuar ne mbeshtetjen e bizneseve duke qenë se janë shtylla kurrizore e zhvillimit te qëndrueshem ekonomik te nje vendi.

“Ne thelb te arsyes pse ProCrediteshte banka e duhur per biznesin e vogel eshte pikerisht qasja qe ne kemi krijuar nder vite me klientet tone te biznesit – ofrimin e nje partneriteti afatgjate, dhe jo vetem sherbime te perkohshme.”- thotë  znj. Loli .

Por cfarë orfon ProCreditndryshe nga bankat e tjera?

Ndryshe nga bankat e tjera ne treg, ne nuk jemi nje banke universale dhe nuk limitohemi ne ofrimin e transaksioneve rutine. Pergjate 25 viteve te operimit ne shqiperi, kemi investuar ne platforma moderne digjitale si dhe kemi krijuar infrastrukturen tekneologjike te nevojshme e cila i vjen ne ndihme biznesit te vogel te realizoje transaksione bankare ne menyre te pavarur dhe pa patur nevoje te humbe kohe ne rradhe kaotike, sic shohim cdo dite. Kjo infrastrukure eshte nje pune e ngritur prej vitesh, e filluar ne fakt qe ne 2015, dhe jo dicka e re e ofruar si pergjigje emergjente kushtezuar nga kufizimet e pandemise.“ –tha znj. Loli .

Mënyra për të kontaktuar me ProCredit është mjaft e thjeshtë,  nëpërmjet platformes ProCredit direct, te gjitha bizneset kane mundesi te aplikojne duke vendosur te dhenat e tyre si dhe te perzgjedhin sherbimin bankat qe deshirojne te marrin – duke filluar nga krijimi i marredhenies me banken tone dhe deri tek aplikimi per financime. 

Me pas, brenda 24 oreve, klientet kontaktohen nga nje keshilltar biznesi i cili i pergjigjet pyetjeve qe ata mund te kene ne lidhje me sherbimet e kerkuara si dhe i suporton ne marrjen e shpejte dhe cilesore te ketyre sherbimeve. 

Intervistë me Kristina Kambo – Përfaqësuese biznesi

Intervistë me  Xhenis Loli – ProCredit Bank