Është koha e vjeljes së mollëve. Fermerët në fshatin Dvoran të Korçës këtë proces e kanë nisur këtë vit më herët se zakonisht për shkak të temperaturave të larta të verës.

Prodhimi këtë vit është i mbarë, por prodhuesit janë të pakënaqur me çmimin e tregut. 1 kg mollë tregtohet me 30-35 Lekë dhe ky çmim sipas kultivuesve nuk mbulon as kostot.

“Prodhimi i mollës ka qenë i mirë, por çmimi është shumë i dobët.”

“Prodhimi është i mbarë, por punëtorët duan lekun… Cilësia mirë është, por duhet tregu.”

“Ta marrin mollën kaq (tregon me duar) me 30-35 Lekë është gjynah. Punojmë dhe nuk po nxjerrim dot shpenzimet e ilaçeve.”

Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për tregun vendas ndërsa ka kërkesa për eksport kryesisht nga vendet e rajonit.

Vullnet Gjolla, drejtor i Bujqësisë, Korçë: Sivjet kemi eksportuar përsëri mollë të cilësisë së tretë rreth 660 ton. Kurse molla e cilësisë së parë ose molla e kosnsumit për moëmntin mund të flasim vetëm për tregun vendas sepse eksportet do të fillojnë më vonë.

Qarku i Korçës ka 4 mijë ha sipërfaqe të mbjellë me mollë dhe është prodhuesi më i madh i këtij fruti në vend me një prodhim vjetor 100 mijë ton.

Klan News