Çdo vit nga 1-31 Tetor nis fushata e ndërgjegjësimit për luftën ndaj kancerit të gjirit që njihet si “Tetori Rozë”. Sipas statistikave në mbarë botën 1 ne 8 gra preken nga kjo sëmundje, e cila nuk po anashkalon as moshat e reja.

Klejda Mati, Mjeke Onkologe: Sipas statistikave ndërkombëtare 10% e grave me kancer gjiri janë nën 45 vjeç, dhe kjo është një shifër alarmante sa i takon tumoreve te moshat e reja.

Disa nga faktorët që shkaktojnë këtë problem shëndetësor jane stili i jetesës, por edhe faktorët gjenetikë sipas specialistëve.

Klejda Mati, Mjeke Onkologe: Faktorët e stilit të jetesës, që kanë të bëjnë si me ushqyerjen, jetën tonë por, edhe me aktivitetin fizik. Nëse i referohemi kancerit të gjirit e lidhim me lindjen dhe ushqyerjen me gji gjithashtu edhe faktoret gjenetike.

Në nisje të “Tetorit Rozë” Ministrja e Shëndetësisë përcolli një mesazh nga Elbasani për gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle të shpeshta.

Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë: E ke vetë në dorë ta shmangësh rrezikun. Shko kontrollohu. Shko bëj mamografinë! Lëri për një moment punët, angazhimet dhe mendo vetëm për veten tënde.

Specialistët rekomandojnë që nga mosha 40-vjeçare gratë duhet të kryejnë mamografinë për të kapur në kohë sëmundjen e rëndë.

Klan News