Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve i paraqiti Parlamentit për miratim projekt ligjin që projekton parametrat ndërkombëtarë për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit në stadiumet tona. Në ndeshjet e futbollit nuk do të tolerohen aktet e dhunës nga tifozët dhe lojtarët siç ka ndodhur deri më sot e që janë kthyer në arenë përleshjesh. Gjithashtu është vendosur që gardhi ndarës i fushës me atë të tifozëve të jetë në lartësinë 2.70 metra.  Ndërkohë, vetëm stadiumi “Qemal Stafa” i plotëson kushtet e vendosura nga FIFA dhe UEFA.

Pamje ndeshje futbolli në stadium, pamje parlamenti nënkryetari Namik Dokle, deputetë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame