Është gati projektligji që redukton me 70% taksat kombëtare në Republikën e Shqipërisë, nga 21 që janë aktualisht në 6 të tilla. Zëvendësministri i Financave Florion Mima, shpjegon se drafti ligjorë do të sjellë lehtësi për administrimin e tyre. Sipas numrit 2 të financave, për herë të parë parashikohet aplikimi i taksave kombëtare për shfrytëzimin e hidrokarbureve si dhe të pasurive minerare, në nivele që luhaten nga 4 deri në 10%.

Florion Mima: “Përputhet edhe me programin e qeverisë, arrihet thjeshtimi i listës së taksave të aplikueshme nacionale nga 21 në 6. Ne do të paraqesim edhe një zë shtesë në këtë tabelë që ka të bëjë me .. ose me rente minerare që do të merret nga pushteti qendrorë. Në emër të popullit shqiptarë për burimet e hidrokarbureve”.

Projektligji për taksat kombëtare u grupon taksën e regjistrimit të makinave dhe atë të qarkullimit në një të vetme, e cila do të quhet taksa e makinës. 40% e shumës vjetore që do të vilet nga kjo taksë apo rreth 2.1 miliard lekë do t’i shkojnë pushtetit lokal dhe pjesa tjetër pushtetit qendrorë. Projektligji pritet që ditën e nesërme të kalojë në diskutime në komisionin e ekonomisë dhe financave në kuvend./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro

Operatori: Isdor Rudho

Montazh: Ergis Hasanbelli