Ish-prokurori i përgjithshëm akuzohet për disa vepra penale

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe gjatë seancës së kësaj të enjte, prokuroria pritet të lexojë pretencën nga e para.

Sipas burimeve, SPAK do të përsërisë të njëjtën pretencë të mëparshme dhe do të kërkojë 2 vite burg për Llallën, por ish-kryeprokurori përmes avokatit të tij kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën.

Procesi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm u rihap nga e para në seancën e 16 Prillit. Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Klan News