Prokurorja Rovena Gashi është e para që e bojkoton procesin e Vettingut.

Ajo duhej të dilte sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por Gashi nuk është paraqitur dhe nuk ka dërguar as avokat duke i parashtruar pretendimet e saj me anë të një letre.

Sipas Gashit,  e cila aktualisht është pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, Komisioni e ka marrë vendimin 8 muaj më parë dhe se procesi është i paravendosur.

Gashi thotë se këto seanca janë kthyer në një arenë diskreditimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eleminimin e pushtetit gjyqësor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur pasaktësi në justifikimin e pasurisë së Gashit.

Tv Klan