Një birrë e re i shtohet tregut shqiptar, ajo vjen nga Asutralia e largët dhe quhet Foster’s. Promovimi i birrës Foster’s është bërë dje në një nga ambientet e hotel “Rogner”. Foster’s në Australi konsiderohet pa diskutim si birra më e mirë në vend, por ajo është shumë e shitur dhe në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Në Azi Foster’s ka fabrikat e saj të prodhimit në Kinë, Vietnam dhe Indi gjithashtu. Tashmë birra Foster’s do të jetë në shitje për konsumatorin shqiptar.

John Hawkins menaxher i zhvillimit rajonal shpreson që Foster’s do të pëlqehet edhe në Shqipëri edhe pse fillimisht të gjjithë stafit do t’i duhet punë serioze për t’u njohur me tregun e më pas për të qenë një konkurrent real i birrave të tjera si ato të vendit dhe ato të importuara.

John Hawkins: “Duke qenë se ne jemi një birrë me cilësi të lartë, ndaj dhe nuk do të zhvillojmë politika për çmimin. Çmimet do të jenë në varësi të shitjes dhe cilësisë. Investimi më i madh për ne do të jetë marketingu. Konsumatori do të ketë mundësi ta provojë birrën tonë dhe pastajtë vendosë për të. Do të zhvillojmë gjithashtu edhe aktivitete sportive; kemi që tani një bashkëpunim të ngushtë me klubet e natës pasi atje do të promovohet më së shumti birra Foster’s. Për momentin besoj se është e mjaftueshme.”

Foster’s është sponsori gjeneral i Grand Prix, Formula Uno në Melburn, San Marino dhe Silver Stone. /tvklan.al