Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka zhvilluar takime me banorë të komunës Markat të qytetit të Sarandës.

Në fjalën e tij Patozi ka deklaruar se Partia Demokratike i pret e qetë zgjedhjet e 28 Qershorit, ndërsa në kampin rozë ka rënë zija.

Sipas Astrit Patozit te gjitha premtimet e bëra nga qeveria janë mbajtur, madje në disa raste ato janë tejkaluar.

Astrit Patozi: “Ne flasim për ndryshimin, por ndryshimi që ne themi nuk është slogan, është realitet që ju e prekni, që ju e jetoni çdo ditë në familjet tuaja dhe aty ku punoni. Unë konstatova me kënaqësi se në këto vitet e fundit, në këto katër vjet Markati është shkëputur nga izolimi dhe nga harresa e të gjitha qeverive të Partisë Socialiste.”

Në fund nënkryetari i Partisë Demokratike bëri një përmbledhje të arritjeve në këto katër vite, ku theksoi dyfishimin e pensioneve në fshat, uljen e taksave si dhe luftën ndaj krimit të organizuar./tvklan.al