Protesta e maturantëve, QSHA: Ndryshon kufiri i pikëve të notave për provimin e matematikës




Protesta e maturantëve, QSHA: Ndryshon kufiri i pikëve të notave për provimin e matematikës

16:25 15/06/2021

Një ditë pas deklaratës së Ministrisë së Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës.

Në vendimin e publikuar nga QSHA bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Vendimi i QSHA

Ku vendim erdhi pas ngritjes së një grupi pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë.

Po ashtu bëhet me dije se po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve.

Ky vendim vjen pas protestave që kanë zhvilluar ditët e fundit maturantët, pasi ishin të pakënaqur./tvklan.al





Të ngjashme