Protesta në Armeni: Të dorëhiqet Kryeministri, është tradhtar…

Protesta në Armeni: Të dorëhiqet Kryeministri, është tradhtar…

22:50 11/11/2020

Mijëra demonstrues armenë kanë kërkuar sot dorëheqjen e Kryeministrit Nikol Pashinyan, nën brohoritjet  “Nikoli është një tradhëtar”. Protesta të mëdha po zhvillohen në Armeni kundër armëpushimit të nënshkruar që i siguroi Azerbajxhanit përparime territoriale në Nago-Karabak pas gjashtë javësh luftimesh të ashpra.

Armëpushimi, i njoftuar të Martën, u ka dhënë fund luftimeve më të këqija në rajon prej dekadash dhe është festuar si një fitore në Azerbajxhan. Pashiani është shprehur se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta nënshkruajë marrëveshjen në mënyrë që të shmangte humbje më të mëdha dhe se ishte nën presionin e ushtrisë së tij

Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit që ka goditur rëndë Armeninë dhe ndalimit për të protestuar në kryeqytetin Jerevan, mijëra njerëz po marrin pjesë në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit.

Marrëveshja e nënshkruar me ndërmjetësimin e Rusisë ka ndaluar veprimet ushtarake në dhe përreth Nago-Karabakut, një enklavë e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por e populluar nga Armenët etnikë. Sipas marrëveshjes, 2,000 trupa paqeruajtëse ruse janë duke u vendosur në rajon.

Që nga fillimi i viteve 1990, armenët etnikë kishin kontroll ushtarak mbi të gjithë Nago-Karabakun dhe pjesë të konsiderueshme të territorit Azerbajxhan përreth tij. Ata tani, kanë humbur pjesën më të madhe të tokave që kontrollonin./tvklan.al





Të ngjashme