Kryeministri Scot Morrison dënoi dhunën e shfaqur gjatë protestës

Ish-ndërtesa e parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u shkrumbua nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili përfshiu dyert e hyrjes së Parlamentit të Vjetër përpara se të shuhej. Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por shpërthimet janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë.

Kryeministri Scott Morrison dënoi dhunën, duke thënë se Australia nuk funksionon në këtë mënyrë .

“Jam i neveritur dhe i tmerruar nga sjellja  e australianëve të cilët i vunë zjarrin një simboli të tillë të demokracisë në këtë vend,” tha ai.

Punëtorët brenda ndërtesës u evakuuan shpejt  ndërkohë policia ka nisur një hetim .

Parlamenti i Australisë u zhvendos në një ndërtesë të re pak larg në Capital Hill në vitin 1988, por Shtëpia e Parlamentit të Vjetër ka mbetur si një muze dhe vend i trashëgimisë kombëtare.

Klan News