Përmes kamerës së fshehtë, emisioni “Stop” zbulon gjendjen faktike të dosjes së  privatizimit për familjen Topurja në Elbasan, Drejtoresha e Entit të Banesave pranon, se certifikata e trungut familjar të vitit 1992 e familjes Topurja ka qenë me 8 anëtarë, ku është dhe Gazmendi dhe Irena.

Në Drejtorinë e Gjendjes Civile në Elbasan figuron që Hasan Topurja nuk ka jetuar në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti. Po të aplikojnë në Gjendjen Civile për një certifikatë familjare, Gazmendi dhe Irena janë hequr.

Gazetari: D.m.th, Hasani nuk na figuron në Rrugën “5 Maji”, Pallati 720/3, Apartamenti 11?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Jo, Hasani sot…

Gazetari: Nuk figuron banor…atje?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Nuk është banor, as ka qenë ndonjëherë te lagjia “5 Maji”.

Gazetari: Ky fakt tregon, që ka jetuar çifti në këtë apartament.

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Po, në këtë apartament.

Gazetari: Është taksative, kur bëhet një shkëputje nga trungu, që të shkruhet edhe numri i vendimit. D.m.th, punonjësja, që e ka bërë, duhet të kishte shkruajtur vendimin!

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Numrin e vendimit…?

Gazetari: Me patjetër, se është në ajër si…! A kupton?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: Nuk është rasti i parë, kemi plot raste të tilla. Kështu që, s’ka vendim. Është ndarë,- thotë ajo,- gjej vendim vjen vërdallë, s’ka cfarë të bëjë, i cojmë në drejtori, ose për gjyq…

Gazetari: Se e shikon, çfarë pasoja sjell ajo tani?!

Dr.Gjendja Civile Elbasan: S’ke çfarë i bën, ku ta gjejmë ne vendimin?

Gazetari: Shkruhet, që në 1991-shin, ai është ndarë nga trungu. Se me cfarë arsye, dokumentin e Këshillit, nuk e kemi…?

Dr.Gjendja Civile Elbasan: E bravo! Nuk kemi vendimin…

Drejtoresha e Entit jep një zgjidhje përmes Këshillit Bashkiak, i cili mund të ndryshojë emrin e aplikantit nga Hasani tek i biri dhe nusja. Gruaja e divorcuar dhe fëmijët e saj kanë rreth 3 vjet, që kërkojnë zgjidhje në bashki, por asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim.

Polici: U interesuat njëherë te godina tjetër?

Gazetari: Po na sollën këtu pra..

Polici: Këtu nuk ka zyrë, do e marri te godina atje zyrën, për momentin nuk e kemi.

Polici: Si ia kaluat?

Gazetari: Si je? Kryetari këtu është, se na sollën këtu, ishim andej dhe na sollën këtej.

Polici: Kryetari, lart është, po është në mbledhje.

Gazetari: Kuptoj!

Polici: S’di, ça të të them.

Gazetari: Me kë mund të flas unë?

Polici: Tani kanë zbrit poshtë të gjithë.

Gazetari: E di, po më sollën këtu.

Polici: Jam dakord me ty, po ca të them unë?!

Gazetari: Duhet të flas me kryetarin vetë!

Polici: Për momentin është i zënë.

Gazetari: Lajmëron dikë, që t’i thotë kështu, kështu?

Polici: Mbledhja nuk ndërpritet, kur  të mbarojë mbledhja do…

Gazetari: Tani jo, presim pra, e kuptoj të  flasësh me dikë, që është jashtë mbledhjes, që mund të ketë kontakt me kryetarin.

Polici: Ja të shoh, çfarë mund të bëj…

Gazetari: Ta takoj dhe të flas edhe jashtë kamerave, një 5 minutësh, ta sqaroj atë situatën edhe…

Polici: Problemi qëndron, që unë ia raportova sekretares, është në mbledhje dhe nuk të pret dot.

Gazetari: Të tha sekretarja? Apo pyeti kryetarin ajo?

Polici: Tani, mbledhja nuk ndërpritet, ai më tha të të informoja, që nuk të pret.

Me interesimin e “Stop”, rasti do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe do ngrihen dy grupe për analizimin e rastit dhe dhënien e zgjidhjes.

“Do ngrihen në komision dhe do bashkëveprojnë dy institucionet që ta zgjidhin”. /tvklan.al