Lajme Arkiva 2004

Partia Socialiste e konsideron normale kërcënimin e opozitë për braktisjen e zgjedhjeve parlamentare në vitin 2005, në rast se kryeministri Nano nuk largohet. Sekretari i përgjithshëm socialist, Gramoz Ruçi u shpreh se këto deklarata lëshohen enkas meqë nis viti elektoral.

Për sa i takon faktit se edhe Bashkimi Evropian ka vlerësuar si një nga dy kushtet test për integrimin e Shqipërisë  zgjedhjet e ardhshme dhe nisjen e bisedimeve mes palëve, Ruç֛i vlerëson se Partia Socialiste është deklaruar prej kohësh pro uljes në tryezë me të djathtët.

Gramoz Ruçi: Çdo vend që është në vitin e fundit të mandatit, është në kuadrin e përgatitjeve për fushatën elektorale. Viti që jemi do edhe një muaj dhe futemi në vitin elektoral. Kështu që këtë që thoni ju e kemi thënë që në programet e punës politike dhe organizative që kemi trajtuar. Gjithmonë demokracia është baras tryezë, baras dialog, baras konsensus, baras votim./tvklan.al