Izolimi si pasojë e përhapjes së pandemisë ka ndryshuar jetën tonë të përditshme, por edhe ka privuar lirinë dhe autonominë tonë.

Dhe kjo mund të ndikojë në perceptimin tonë për veten sepse gjërat që kanë ndihmuar të formojmë kush jemi, familja, miqtë, shkuarja në punë, kujdesi për veten, ndjekja e aktiviteteve të ndryshme, pasioneve  janë hequr prej nesh.

Pra, ka kuptim që heqja e këtyre elementëve kryesorë mund të na bëjë të dyshojmë se kush jemi dhe kjo ka çuar që shumë njerëz që të përjetojnë një “krizë” të identitetit.

Psikologu Paul Marsden nga Universiteti i Arteve në Londër shpjegon saktësisht pse po ndodh kjo.

Një ndjenjë pozitive e identitetit drejtohet nga tre gjëra: të kesh një sens të autonomisë, një ndjenjë të lidhjes dhe një ndjenjë të kompetencës. Izolimi si pasojë e virusit paraqet një problem për të tre këto gjëra. Ndjenja jonë e autonomisë, liria, zgjedhja dhe kontrolli është e ndikuar nga kufizimet. Ndjenja jonë e lidhjes është në krizë nga distancimi shoqëror. Dhe ndjenja jonë e kompetencës, si arritja, mjeshtëria dhe suksesi është në krizë sepse ndjehemi të paaftë për t’u marrë me të”.

Por si duket në të vërtetë kjo krizë e vetvetes?

Rebecca Lockwood hedh dritë mbi këtë dhe shpjegon pse kaq shumë njerëz po e gjejnë veten duke këtë problem.

Një krizë identiteti është kur një person fillon të ndjehet i hutuar në atë që i pëlqen, asaj që nuk i pëlqen dhe mund të fillojë të ndjehet sikur nuk janë të sigurt se kush janë dhe çfarë duan nga jeta. Ata e vënë në dyshim veten vazhdimisht dhe ndjehen të pasigurt.”

Rebecca shton se kjo zakonisht ndodh kur ndodhin ngjarje të rëndësishme emocionale, të tilla si ndarje apo situata aktuale e izolimit.

Psikologia Rachel gjithashtu ofron një arsye tjetër pse njerëzit po e përjetojnë këtë situatë për momentin. Ajo sqaron se mendjet tona zakonisht shpërqendrohen nga aktivitetet e përditshme, por kjo është pamundur në këtë moment, për shkak të virusit.

Mendjet tona janë të zënë me detyra, përgjegjësi dhe plane, të gjitha gjërat që krijojnë shumë “zhurmë” të brendshme. Kur këto gjëra janë hequr dhe “zhurma” zhduket, ne mund të gjejmë veten të pyesin se kush jemi në “qetësi”./tvklan.al