Barcelona refuzon edhe pse është në vështirësi financiare

PSG ka zgjdhur Lamine Yamal për të zëvendësuar Kylian MbappeKlubi francez është i gatshëm të paguajë 200 milionë për transferimin e lojtarit, një shifër astronomike për një 16-vjeçar. 

Do të ishte transferimi i dytë më i rëndësishëm në historinë e futbollit pas Neymar i cili shkoi në Francë për 222 milionë Euro.

Barcelona tashmë e di interesin e PSG-së për lojtarin dhe shumën që do të ishte e gatshme të paguante për të. Por pas golit të shënuar 1 natë më parë Barcelona është përgjigjur se nuk do të shesë Lamine Yamal. 

Ai vlerësohet si një nga talentet më të mëdhenj të prodhuar nga akademia e klubit pas Lionel Messi.

Yamal ka fituar vendin e titullarit, duke tejkaluar qartë lojtarë si Raphinha që i kushtuan miliona. Në këtë moment ai është titullar i përhershëm dhe do të jetë në të ardhmen.

Refuzimi i Barcelonës vjen pas lajmeve se klubi i ka arkat bosh dhe 200 milionë nga Yamal do t’i jepnin ekipit shumë frymëmarrje duke arfuar futbollistë të tjerë.

Tv Klan