Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Publikohen pasuritë e drejtuesve kryesore të Ministrive Shqiptarë. Ministria e Arsimit, Ministria e Drejtësisë, ajo e Bujqësisë dhe e Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, ka paraqitur transparencën e drejtuesve kryesor të saj në buletinin e përditshëm qeveritar të Ministrisë së Informacionit.

Ministrat Et’hem Ruka, Lufter Xhuveli dhe Kadri Rrapi pasuri të paluajteshme kanë vetëm apartamentin dhe të ardhurat në para i sigurojnë vetëm nga rroga. Madje Rrapi rezulton edhe i pastrehë. Ndërsa Ministri i Drejtësisë Ilir Panda është më i pasuri i pushtetarëve të publikuar deri tani. Ai ka një pasuri prej 100 mijë dollarësh pa përfshirë pasuritë e paluajteshme të trasheguara nga familja.

Ndërkohë shumë prej drejtoreve të drejtorive në këto ministri përveç atyre që kanë pronat e familjes, ose nuk kanë ndonjë pasuri ose kanë shuma modeste parash në Bankë. Ndërkohë publikimi i pasurive do të vijojë me ministri të tjera, formularët e të cilave janë dorzuar tashmë në Ministrinë e Informacionit./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego