Është publikuar formacioni i Shqipërisë ndaj Suedisë, ndeshje që do të luhet në orën 19:00 dhe do të transmetohet në Tv Klan.

Sylvinho i ka besuar portën Strakoshës. Ndërkohë në mbrojtje ka vetëm një ndryshim nga formacioni me Kilin me Balliun që do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes. Në të majtë do të jetë Mitaj ndërsa qendra plotësohet me Gjimshitin dhe Mihajn.

Në mesfushë do të luajnë Ramadani, Asllani dhe Laçi. Në sulm, në krahun e majtë do të jetë Nedim Bajrami, të cilin në sfidat e mëparshme e kemi parë pas sulmuesit qendror. Asani do të jetë në krahun e djathtë ndërsa qendra e sulmit do të plotësohet me Armando Brojën.

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Gjimshiti, Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Broja

/tvklan.al