Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e sigurisë së shkollës ku ndodhi sulmi me armë në Brazil. Sikurse duket në video, 17-vjeçari Guilherme Taucci Monteiro nxjerr pistoletën dhe fillon të qëllojë mbi nxënësit e tjerë, duke mos u lënë atyre asnjë mundësi të mbrohen.

Ai qëlloi ndaj drejtoreshës së shkollës Marilena Umezu 59 vjeç dhe mësueses Eliana Xavier 38 vjeç përpara se të hapte zjarr ndaj nxënësve. Më pas hyn dhe autori i dytë, një 26-vjeçar, i cili nisi të qëllonte me armë. Gjashtë nxënës mbetën të vrarë dhe dy punonjës të shkollës.

Ngjarja mund të kishte përfunduar akoma më keq nëse 50 nxënës nuk do të ishin mbyllur në kuzhinën e lokalit të shkollës. Ata bllokuan derën me frigorifer. Ndërsa dy autorët kryen vetëvrasje pas sulmit. Ngjarja ndodhi më 13 Mars në një shkollë në San Paulo të Brazilit. /

tvklan.al