Publikoi kontratën sekrete, gazetarja i përgjigjet Manastirliut: Ata që nënshkruan nuk kanë certifikatë sigurie



Publikoi kontratën sekrete, gazetarja i përgjigjet Manastirliut: Ata që nënshkruan nuk kanë certifikatë sigurie

21:53 21/01/2021

Kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-covid është konsideruar sekret dhe si e tillë është miratuar në fshehtësi të plotë nga Parlamenti.

Por një kopje e kësaj kontrate është publikuar nga gazetarja Valmora Gogo. Në një lidhje direkte për emisionin Opinion në Tv Klan, gazetarja Gogo përballë ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar 2 detaje përse nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore në publikimin e kontratës sekret.

Gazetarja Valmora Gogo: Unë jam konsultuar me ekspertë të ligjeve. Ka një moment që është ruajtja e konfidencialit që është detyrim i palëve. Unë nuk jam palë. Së dyti, ekspertët që kanë përpiluar draftin  e kontratës nuk kanë certifikatë sigurie. Kjo do të thotë që skualifikohet si sekret shtetëror.

Ministrja Manastirliu: Kontrata parashikon që të jetë kontratë që ruan sekretin tregtar.

Gazetarja Valmora Gogo ka zbuluar gjithashtu se çmimi i një doze vaksine të Pfizer, sipas kontratës që ka nënshkruar me qeverinë shqiptare, është 12 Dollarë.

“Është evazive tremujori i 3 dhe i 4. Çmimi është 12 Dollarë për një vaksinë dhe është një nga çmimet më të lira. Është çmimi për një dozë”. /tvklan.al






Të ngjashme