Një 65-vjeçar është vënë në pranga në Durrës në lidhje me ngjarjen ku ditën e premte humbi jetën një punëtor i cili ra nga lartësia e një shtëpie në ndërtim. Policia thotë se i arrestuari është pronari i kësaj banese.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al