5 punonjësit e rojes bregdetare mbeten në burg



5 punonjësit e rojes bregdetare mbeten në burg

13:16 07/05/2021

Akuzohen se lejuan largimin e drejtuesit të gomones

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 5 punonjësit e Rojes Bregdetare të Vlorës, të cilët u arrestuan një ditë më parë me kërkesë të prokurorisë.

Ata akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim. Ndalimi i tyre lidhet me një ngjarje të ndodhur në 8 janar të këtij viti kur Roja Bregdetare Shqiptare shpëtoi një gomone me 55 klandestinë sirianë, të cilët po tentonin të kalonin drejt Italisë.

Prokuroria thotë se pas ndalimit rojet e lejuan gomomen të vijojë rrugën. Ata akuzohen se kanë lejuar qëllimisht largimin e drejtuesit të gomones kundrejt parave.

Të ndaluarit kanë mohuar akuzat në gjykatë, duke thënë se janë të pafajshëm dhe se duhen vlerësuar si heronj për shpëtimin e klandestinëve. Në sallën e gjyqit kanë pasur një reagim të ashpër edhe familjarët e të ndaluarve.

Tv Klan










Të ngjashme