Miqësia nuk merr fund me përfundimin e martesës. Shembulli më i mirë për këtë është aktorja turke, Esra Dermancioglu.

Aktorja e njohur për rolin e Xhenetit në serialin “Kosem” që aktualisht po transmetohet në Tv Klan është fotografuar me të dashurin e saj të ri, në shtëpinë në bregdet të ish-bashkëshortit të saj.

Çifti kishte zgjedhur zonën e Gundoganit në Bodrum të Turqisë për të kaluar disa ditë pushime në det. “HaberTurk” raporton se pasi nuk doli për tri ditë nga shtëpia, Dermancioglu dhe i dashuri u fotografuan teksa freskoheshin dhe gëzonin sëbashku në ujërat e Egjeut.

Pas pushimeve në Bodrum, aktorja e njohur raportohet se është nisur drejt Stambollit ku ka pasur disa takime lidhur me projektet e reja në të cilat do të marrë pjesë. /tvklan.al