Liam Payne dhe Rita Ora kanë performuar për herë të parë live këngën “For You”.

I  cilësuar nga mediat botërore si dueti romantik i vitit e gjithë vëmendja shkoi  tek momentet e fundit ku dy këngëtarët  u afruan shumë dhe u duk se shkëmbyen puthje.

Siç duket ata janë  emocionuar dhe e kanë festuar kështu këtë arritje të tyre. Por Jimmy Fallon nuk i la ta vazhdonin  këtë  festë pasi u fut midis tyre duke i ndaluar të qëndronin afër.

Kjo këngë është kolona zanore e filmit “50 Shades Freed” dhe në vetëm pak  ditë ajo  renditet në  krye të listave botërore.  Filmi do  të publikohet më 9 shkurt dhe  mijëra fansa në  mbarë botën po presin që ta shohin. 

Por këngëtari Liam Payne ka thënë se ai jo vetëm që nuk e ka ndjekur këtë trilogji por as nuk do të donte që të rinjtë ta shihnin.

Tv Klan