Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm të hakmerret ndaj sistemit të raketave që ka vendosur SHBA në Evropë.

Gjatë vizitës në Athinë, Putin ka thënë se prania e sistemit të raketave në Rumani dhe Poloni do të krijojë një situatë që njerëzit të jetojnë në rrezik.

Putin, i cili nuk ka specifikuar se si do të hakmerrej Rusia ndaj SHBA, ka thënë se Moska nuk po ndërmerr hapin e parë, por vetëm po u përgjigjet lëvizjeve të Uashingtonit.

Moska për një kohë të gjatë thotë se vendosja e sistemi të raketave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Evropën Lindore, përbën rrezik për sigurinë e Rusisë.

SHBA iu ka ofruar “mbrojtje” Polonisë dhe Rumanisë deri në vitin 2018, duke ngritur sisteme të mbrojtjes së raketave.

/tvklan.al