Vritet në një atentat pronari i një bujtine në zonën e Thethit. Viktima quhet Ferdinand Polia. 35-vjeçari, i cili ishte edhe punonjës në Administratën e Zonave të Mbrojtura, është qëlluar me armë teksa po udhëtonte me fuoristradë, sëbashku me një person.

Autori e ka ndjekur me motor dhe në këtë kthesë që po shihni ka hapur zjarr me breshëri. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Nga këqyrja e trupit rezulton se 35-vjeçari ka marrë 18 plumba.

30 minuta pas krimit, policia ka gjetur pranë urës së Mesit një motor, që besohet se i përket autorit. Janë duke u marrë dëshmitë e disa personave, të cilët mund të kenë dijeni parë ngjarjen.

Ende Policia nuk ka një pistë konkrete për ekzekutimin, duke qenë se policia nuk ka qenë person problematik, apo i skeduar. 35-vjeçari për shumë vite ka punuar në Itali. Disa vite më parë, ai u kthyer në vendlindje për të hapur bujtinën e tij, e cila është një nder më të preferuarat në zonën e Thethit.

Tv Klan