Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 30-vjeçari

Foto ilustrim


Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 30-vjeçari

14:25 11/06/2020

Gjatë natës në fshatin Giroshovë të Fierit policia mori njoftim për të shtëna me armë. Por nuk pati asnjë të të lënduar.

Pas disa orëve hetim, uniformat blu mundën të zbardhnin këtë ngjarje. Një 30-vjeçar me iniciale D.A. u vu në pranga si autor i dyshuar i të shtënave me armë zjarri.

Dyshohet që 30-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin kur qëlloi në ajër me kallashnikov rreth orës 01:00 të natës.

Arma u gjet e fshehur në pyll dhe u sekuestrua. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme procedurale. /tvklan.al




Të ngjashme