Qëllonte me armë policinë, dorëzohet pas 4 orësh 57-vjeçari



Qëllonte me armë policinë, dorëzohet pas 4 orësh 57-vjeçari

09:05 29/04/2020

57-vjeçari me iniciale H.H. në lagjen “5 Shtatori” të Skraparit është dorëzuar pas 4 orësh rezistencë brenda banesës së tij, pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë.

57-vjeçari u vu në pranga rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja kishte nisur në orën 20:40, kur i dyshuari qëllonte me kallashnikov në ajër dhe më pas hapi zjarr në drejtim të policisë kur pa që shkonte drejt tij. Më pas u fut në banesë në katin e parë të pallatit dhe nuk pranonte që të dorëzohej.

Forcat policore morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të policisë vendore shkuan edhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”.

Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni. Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar nga kjo ngjarje. Policia thotë se 57-vjeçari është person me probleme mendore. /tvklan.al




Të ngjashme