Teknologjia po ndikon fort në jetët e tona. Çdo ditë po përballemi me të dhe risia më e madhe teknologjike vjen nga Singapori, aty ku aktualisht numërohet edhe numri më i madh i të prekurve me koronavirus në Azinë Juglindore. Bëhet fjalë për këtë robot, i cili ka si detyrë të njoftojë njerëzit në park që të respektojnë distancimin social.

Roboti me trupin e një qeni u lëshua në parkun qendror të shteti aziatik, prezenca e të cilit habiti qytetarëve, ndërsa mori simpatinë e disa të tjerëve që nuk nguruan ta fotografojnë. Ai nuk leh, por përmes një mesazhi zëri të regjistruar lajmëron kalimtarët që të qëndrojë sa më të sigurt gjatë shëtitjes në park. Përmes kamerave të instaluara në trup ai identifikon çdo kalimtar.

Qeni teknologjik i quajtur Spot mund të patrullojë deri në 3 kilometra katror, ndërsa shumë shpejt pritet të gjej përdorim masiv nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën. Spot ul ndjeshëm numrin e të punësuarve në zonë, por shmang kontaktin fizik mes njerëzve.

Klan Plus