Qeveria 2 miliradë Lekë shtesë për vaksinat anti-covid



Qeveria 2 miliradë Lekë shtesë për vaksinat anti-covid

17:00 04/05/2021

Manastirliu: Është ulur numri i të shtruarve në spitalet Covid-19

Ligjvënësit aktualë u mblodhën për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Miratimi i disa akteve normative për sigurimin e vaksinave bëri që një pjesë e mirë e debatit të ishte i fokusuar te Covid-19. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj njoftoi se për këtë proces do të ketë 2 miliardë lekë të shtuara në buxhetin e shtetit.

“Qeverija ndërmori një proces për rishikimin e skenarëve të buxhetit të vitit 2021, e përkëthyer ne vlerë monetare bazuar në çmimet e vaksinave, kjo nënkupton një financim shtesë prej 2 miliardë Lekësh të dedikuar për blerjen e vaksinave”, është shprehur Anila Denaj.

Ndërsa një lajm pozitiv dha dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu për numrin e të shtruarve në spitalet Covid.

“Kemi një përgjysmim të incidencës 2 javore për 100 mijë banorë dhe ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale nga javët që lamë pas duke ulur kështu pozitivitetin i cili është tashmë 4% mesatarisht”, është shprehur Manastirliu.

Kuvendi I Shqipërisë miratoi me shumicë votash miratoi 6 akte normative për sigurimin e vaksinave, mes tyre dhe aktin normativ për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Po ashtu rrezoi dhe dekretet e presidentit të Republikës për ligjet e reformës në drejtësi të cilat ishin kthyer nga kreu i shtetit për shqyrtim në Kuvend.

Klan News










Të ngjashme