Palët nënshkruan një marrëveshje paraprake për bashkëpunim afatgjatë për të mbështetur transformimin digjital të vendit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe grupi 4iG, një nga kompanitë kryesore të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për të përshpejtuar transformimin digjital të ekonomisë dhe infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja që vendos themelet për një bashkëpunim afatgjatë ndërmjet palëve, përshkruan hapësirat ku grupi 4iG mund të pozicionohet në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut dhe identifikon fushat e synuara strategjike të zhvillimit të ardhshëm të shërbimeve dhe infrastrukturës së telekomunikacionit në këtë vend të Ballkanit Perëndimor, ku 4iG Group mund të marrë pjesë.

Marrëveshja paraprake u nënshkrua në Shkup nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëkohësisht ministër i Transportit dhe Komunikacioneve, Aleksandar Nikoloski dhe Gellért Jászai, Kryetari i Bordit të grupit 4iG. Dokumenti, i cili vendos themelet për bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet palëve, përshkruan mundësitë e grupit 4iG për të hyrë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut dhe përcakton fushat e synuara të bashkëpunimit të ardhshëm për:

– Të përmirësuar përvojën e klientëve, duke prezantuar teknologjitë më të fundit të celularëve dhe brezit të gjerë për të ofruar shërbime komunikimi dhe interneti më të shpejta dhe më të besueshme.

– Të zbatuar investime në teknologjitë më të avancuara të bazuara në 5G, IoT dhe AI ​​për të zhvilluar ekosistemin digjital në Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh përkushtimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj nismës “Rrjeti i Pastër”.

– Të krijuar vende të reja pune nëpërmjet hapjes së zyrave dhe qendrave operative, që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin afatgjatë.

– Të minimizuar ndikimin mjedisor dhe për të mbështetur iniciativat e gjelbra të Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet marrëveshjes synohet të stimulohet inovacioni, zhvillimi teknologjik dhe sipërmarrja në partneritet me aktorët ekonomikë lokalë.

Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar sot ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Grupit 4iG është plotësisht në përputhje me “Planin e Qëndrueshmërisë së Maqedonisë së Veriut 2030” dhe angazhimin e këtij shteti për programin “Rrjeti i Pastër”. Partnerët do të formojnë një grup të përbashkët pune për të nxitur bashkëpunimin, me synimin për të eksploruar mundësitë e tregut dhe për të përshpejtuar bashkëpunimin.

Informacion shtesë:

Grupi 4iG

4iG Plc, një kompani me kapital kryesisht hungarez, me qendër në Budapest, Hungari, është grupi kryesor i telekomunikacionit dhe info-komunikimit në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor, dhe një nga kompanitë kryesore në ekonominë digjitale, bazuar në njohuri. E listuar në Bursën e Budapestit, qasja e inovative e Grupit dhe pozicioni i tij si integruesi kryesor i telekomunikacionit dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit në Hungari e bëjnë atë një ofrues kryesor të transformimit digjital në rajon. Strategjia dinamike e zgjerimit të 4iG-së e ka bërë atë një lojtar të rëndësishëm në tregjet e telekomunikacionit në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor. Si pronar i ONE Mali i Zi dhe ONE Albania, 4iG Group është një nga operatorët kryesorë të telekomunikacionit dhe TIK-ut në Ballkanin Perëndimor, duke u shërbyer afro 2.2 milionë klientëve rezidencialë dhe 400,000 bizneseve në këto dy vende.

Grupi 4iG shton vlerë të konsiderueshme përmes angazhimit të tij ndaj teknologjive globale që kapërcejnë kufijtë, duke përmbushur nevojat dhe rregulloret lokale. Grupi vazhdon të zgjerojë shërbimet, ekspertizën dhe portofolin e tij për të përmbushur nevojat dhe kërkesat në ndryshim të tregjeve të telekomit dhe teknologjisë së informacionit. Si anëtar i Aleancës O-RAN, Grupi është i përkushtuar të ndërtojë “rrjete të pastra”, të cilat përorin teknologji nga furnitorë të besueshëm. Grupi punëson mbi 8,000 punonjës.

www.4iG.hu