I gjithë Ballkani po përballet me këto ditë me të nxehtin përvëlues. Në Serbi, këtë javë temperaturat pritet të kulmojnë në 41 gradë Celsius, një nivel i pazakontë për këtë vend.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore të bëjnë kujdes, pasi kjo valë është tepër e rrezikshme, veçanërisht për ta.

Edhe në Rumani, banorët vendas thonë se i nxehti përvëlues i bën të ndihen si në një furrë. Këtë javë, atje temperaturat arritën deri 41 gradë Celsius, kryesisht në perëndim dhe jug të vendit. Në urgjenca është shtuar me 20% numri i qytetarëve që paraqiten me shqetësime të shëndetit për shkak të vapës përvëluese.

Në Bosnje, banorët dhe turistët u janë drejtuar lumenjve dhe liqeneve për të përballuar vapën deri 40 gradë Celsius, që sipas autoriteteve po dëmton edhe të mbjellat.

Vala e të nxehtit ka prekur edhe veriun e Europës, ndonëse me temperatura maksimale deri në 36 gradë Celsius, por që për vendasit konsiderohen shumë të larta. Këto temperatura pritet të zgjasin deri në fundjavë.

Tv Klan