Futbollisti Armando Broja nuk do të jetë pjesë e listës së Kombëtares për dy ndeshjet e muajit Shtator të UEFA Nations League.

Lajmin e ka dhënë trajneri Silvinjo në një konferencë për shtyp paraditen e sotme.

Shkak është bërë dëmtimi i Brojës dhe në vend të tij është thirrur Myrto Uzuni.

Broja nuk është më pjesë e listës, kemi pritur deri në fund, kemi qenë në kontakt deri dje me Evertoni. Broja ka pasur problem me tendinën e djathtë të Akilit. I duhet t’u nënshtrohet disa analizave. Ajo çfarë ne dimë është që në 10-15 ditët e ardhshme nuk mund të jetë i gatshëm për kombëtaren. I uroj të kalojë këtë problem. Në vend të Brojës kemi thirrur Uzunin”, deklaroi trajneri Silvinjo.

Sa i përket mosgrumbullimit të Uzunit në Kampionatin Europian, trajneri Silvinjo deklaroi se nuk ka asgjë personale, por sepse Broja ka qenë zgjedhje e parë.

“Nuk ka asgjë personale. Uzuni ka ardhur te ne si i jashtëm. Ka bërë shumë mirë me ekipin e tij, por ai luan si sulmues pykë. Në skuadër ne kemi Seferin dhe Hoxhën në krah prandj është asgjë personale. Kemi Brojën si zgjedhje të parë dhe më pas u zëvendësua me Uzunin. Është lojtar tipik i fortë, i shpejtë që merr hapësirë dhe një lojtar i ngjashëm me të mund të jetë Çuni në të ardhmen, por është i ri”, tha tekniku i kombëtares.

Në Shtator, Kombëtarja Shqiptare luan dy ndeshje. Më datë 7 ora 20:45 luhet sfida Ukrainë-Shqipëri. Më 10 Shtator në orën 20:45, Shqipëria luan në shtëpi kundër Gjeorgjisë.

Dy ndeshjet janë të vlefshme për Nations League.

/tvklan.al