Shkolla ushtron aktivitetin prej 26 vitesh në Shqipëri

Mbyllet shkolla “Mehmet Akif” që zhvillonte aktivitetin e saj në Tiranë.  Vendimi i marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe i publikuar në faqen zytare të Këshillit të Ministrave përcakton mbylljen e veprimtarisë së këtij institucioni arsimor paraunviersitar, i cili zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj.

Sipas vendimit të qeverisë, vetë shkolla “Mehmet Akif” ka detyrimin të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, i cili do të shërbejë për transferimin e nxënësve në një institucion tjetër arsimor.

Gjithashtu shkolla ka detyrimin të mbulojë shpenzimet për kryrjen e procedurave për transferimin e nxënësve, si dhe të kthejë pas pagesat e kryera nga prindi për nxënësit.

Drejtoria arismore ka detyrimin që brenda tre ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi të ngrejë një grup punë për mbylljen e veprimtarisë së kësaj shkolle si dhe të marri masa për transferimin e nxënësve në gjimnaze të tjera.

Në vendimin e qeverisë nuk jepen arsyet e këtij vendimi, por dyshohet se kjo shkollë financohet nga organizata FETO e Fetullah Gulen, e shpallur si një organizatë terroriste nga qeveria turke.

Në dy vizitat e tija në Shqipëri, në vitin 2015 dhe në janar të 2022, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar hapur qeverisë shqiptare goditjen e çdo shfaqje të organizatës FETO në shqipëri, përfshi këtu edhe institucionet arsimore të financuara prej saj.

Tv Klan