Qytetarët nuk dinë si të votojnë



Qytetarët nuk dinë si të votojnë

15:51 13/04/2021

Nuk kanë informacion se si ta bëjnë votën të vlefshme

“Kur ka mbetur më pak sesa 2 javë nga dita e zgjedhjeve, një pjesë e qytetarëve nuk dinë ende të votojnë, kjo për shkak të modelit të ri të fletës së votimit”.

-Zotëri, do të votoni me 25 Prill?
-Patjetër.
-Jeni i qartë për procedurën sesi do të votohet?
-Jo, kemi kohë për këtë.
-A na thuaj, jo nuk e di.
-Për partinë është numri 9 ose 12, ndërsa për kandidatin nuk e di se ku është.

Më pak të qartë janë kur pyeten për të identifikuar kandidatët përmes numrave.

-E dini ju për shembull se cili është kandidati i Partisë Socialist Nr5?
-Jo.
-Po kandidati 10 i Partisë Demokratike?
– Jo.
-Do mësohemi.
-Deri tani nuk kemi marrë asnjë të dhënë për këtë.

Disa qytetarëve i kërkuam të improvizonin proçesin e votimit duke zgjedhur në mënyrë rastësore partinë politike dhe kandidatin.

-Zotëri, do të votoni më 25 Prill?
-Do të votojmë se s’bën.
-Unë kam këtu një model të fletës së votimit, ju e dini sesi do të votohet në 25 Prill?
-Po ku duhet ta vendos unë kryqin?!

-Për kë votuat, për partinë apo kandidatin?

-Për partinë se kandidatin nuk e njoh.

-Për partinë votohet tek kuadratet e mëdha.
-Po qenka e pavlefshme atëherë? -E ku do të votoj unë këtu?!
-Te cili kuadrat do të votonit partinë?
-Nuk e di, nuk kemi marrë udhëzime.
-Do të votoni me 25 Prill?
-Po.

Në këto zgjedhje, ndryshimi i sistemit me lista të hapura ka bërë që mënyra e votimit të jetë e ndryshme. Por siç shihet, ndonëse modeli i votës është miratuar prej disa ditësh, institucionet që e kanë për të detyrë, nuk kanë mundur ende të informojnë qytetarët për mënyrën e duhur të votimit, me qëllim që vota e tyre të mos shkojë dëm, por të jetë e vlefshme.

Tv Klan







Të ngjashme