Kalaja e Lezhës pret vizitorët e parë për këtë vit

Përmirësimi i situatës së Covid-19 po jep efekt pozitiv, veçanërisht për sektorin e turizmit. Gjatë ditëve të ngrohta, qytetarët i drejtohen bregdetit. Por ka edhe nga ata që zgjedhin që të vizitojnë objektet historike.

Një nga destinacionet turistike në Lezhë është edhe kalaja e qytetit. Sipas përgjegjësit të këtij objekti, ka nisur ardhja e vizitorëve të parë për këtë vit. Sipas tij problem mbetet infrastruktura.

Ata që vizitojnë Lezhën mund të vizitojnë edhe muzeun etnografik të qytetit. Këtë verë shpresohet për më shumë turistë. Për shkak të shifrave të larta të infektimeve, vitin e kaluar Lezha u vizituar nga një numër i pakët qytetarësh.

Klan News