Qytetari: Jam pro legalizimit të prostitucionit, por lëndën e parë ta sjellin nga jashtë sepse…



Qytetari: Jam pro legalizimit të prostitucionit, por lëndën e parë ta sjellin nga jashtë sepse…

14:06 21/01/2021

Prostitucioni, ‘profesioni më i vjetër në botë’ vijon të mos ligjërohet si i tillë në Shqipëri, duke mbetur ende një nga temat më delikate në shoqërinë tonë, por jo vetëm. Shërbimet seksuale kundrejt pagesës nuk pranohen bazuar në legjislacionin shqiptar, duke mbetur kështu një aktivitet ilegal dhe i gjykuar, në kufijtë e tabusë.

Jo më larg se fillimi i kësaj jave në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është transmetuar një rrëfim i fortë i një gruaje e cila kishte prostituuar dhe kishte shitur trupin për të ushqyer fëmijët e saj. Ditën e sotme në emision është rikthyer rrëfimi i Elsës dhe është diskutuar nga të ftuarit pastor Akil Pano, avokatja Bitilta Mehmeti dhe psikologia Jonida Haxhiu.

Pastori nuk ishte aspak dakort me legalizimin e prostitucionit të cilin e quan si legalizimin e dhimbjes. Madje ai shprehet se prostitucioni nxit edhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Gazetarja e emisionit Eriselda Martini ka bërë një intervistë me qytetarët e Tiranës, ku i pyet nëse janë dakort për legalizimin e prostitucionit në Shqipëri. Shumica e qytetarëve nuk e pranonin diçka të tillë, por njëri prej tyre u shpreh se është dakort dhe se femrat duhet të vinin nga jashtë sepse në Shqipëri nuk ka shumë.

Qytetari: Jam pro legalizimit te prostitucionit por mallin ta sjellin nga jashte sepse… A do hymë në Europë? Duhet të futet patjetër.

Gazetarja: Pra sipas mendimit tuaj?

Qytetari: Duhet të jetë, por pak me kujdes sepse vend i vogël këtu. Duhet të marrim lëndën e parë nga jashtë si fillim.

Gazetarja: Lënda e parë?

Qytetari: Femrat pra, duhet të vijnë nga andej, pastaj kur të shtohet mileti, futet. Edhe këtu ka por shumë pak. Në Greqi kur isha unë vinin nga Rusia apo nga Afrika.

Gazetarja: E legalizuar ishte?

Qytetari: E legalizuar, me dokumente atje, kishte licence, edhe atë të mjekësisë, të gjitha. /tvklan.al






Të ngjashme