Qytetari sorollatet për vite me radhë për të marrë dëmshpërblimin e aksidentit në punë – TV KLAN

Qytetari sorollatet për vite me radhë për të marrë dëmshpërblimin e aksidentit në punë

Falsifikimi i noterit, shkeljet që shmagën dëmshpërblimin

Mehdi Kollçinaku ka punuar në një firmë inertesh në Gjirokastër, “Margariti shpk”. Në 2 Nëntor 2007, Mehdiu është aksidentuar në vendin e punës dhe ka prerë krahun. Me pronarin nuk e gjeti gjuhën, ndaj iu drejtua gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit në shumën 52 milionë Lekë të vjetra.

Mehdi Kollçinaku: Në 1 Qershor të vitit 2006 nisa punë në një firmë inertesh “Margariti shpk”. Në 2 Nëntor 2007, administratori i firmës që ishte kunati i pronarit më urdhëroi të të pastroja transportjerin e llaçit që unë se kisha bërë ndonjëherë. Edhe pse u këndërshtova, ai më tha në të kundërt lerë. Ndërkohë nisur nga fakti që jam kryefamiljar, fillova ta pastroj. Në një moment më kapi krahun. Hoqa dorën nga trasnportieri, isha i dëmtuar gjithandej, kokën e kisha të çarë, brinjë të thyera, pata dëmtim në mushkri. Me pronarin nuk e gjeta dot gjuhën, ne ju drejtuam organeve gjyqësore që e gjobitën me 52 milionë Lekë të më dëmshpërblente mua.

Ledia Kollçinaku, e bija e Mehdiut, ka ndjekur gjithë procedurën dhe tregon, se përse nuk arrin i ati të marrë paratë, që i ka njohur gjykata. Pas 3 vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit, Ledia mësoi, se një kreditor i hershëm kishte ekzekutuar një vendim të tjetër, duke e lënë gjendjen e kompanisë në zero. Më pas kompania kaloi në gjendje pasive, për të shmangur detyrimin.

Ledia Kollçinaku: Pasi babai im u aksidentua në firmën ku punonte, në 1 Nëntorin e 2007-s në filluam karvanin në proceset gjyqësorë që përfunduan në 1 Nëntorin e vitit 2013. Deri më sot nuk kemi arritur të ekzekutojmë vendimin i cili pasi u fituan në Shkallën e Parë në Apel, madje dhe në rekurs në Gjykatën e Lartë nuk ka arritur të vihen në praktikë, sepse përmbarimi me të cilin ne u kontraktuam na ka bërë me dije se firma nuk disponon asnjë lloj pasuri, as të paluajtshme, as të luajtshme për tu ekzekutuar ky vendim. Normalisht u interesuam për këto procedura dhe morëm dijeni se një kreditor i mëparshëm kishte ekzekutuar vendimin e tij duke marrë të gjitha asetet e kësaj firme dhe duke e lënë atë me gjendjen zero.

Deri në vitin 2013 firma ka punuar rregullisht dhe e ka ushtruar aktivitetin, ka deklaruar fitimin. Në momentin që i atë u aksidentua, firma filloi të bënte një lojë të pisët për ti shpëtuar detyrimeve. Kështu nga 2013-2016 ka figuruar aktive në QKB, por nuk ka deklaruar asnjë fitim, ndërkohë që nga Majit i 2016 dhe deri më sot firma figuron pasive.

Ledia shpjegon më tej, se një deklaratë noteriale e bërë në zyrën e noterit Bujar Xhaxho, 27 ditë pasi kompania humbi gjyqin,i njohu borxhin 100 milionësh Dhimitraq Gjika, që vetë presidenti i firmës, Thanas Margariti, nuk e kishte njohur, kur ishte gjallë.

Gazetarja: Si jeni? Z. Bujar Xhaxho?

Noteri Bujar Xhaxho:Po!

Noteri Bujar Xhaxho: Personat kanë ardhur dhe kanë kërkuar të bëhet një deklaratë, për një arsye, për një problemin e tyre dhe unë kam bërë deklartën, sipas deklarimeve të tyre.

Gazetarja: Personi, që ju keni cituar këtu, që ka marrë 100 milionë lekë nga Dhimitraq Gjika, ka vdekur në vitin, që është bërë kjo kontratë noteriale. Këtu nuk keni cilësuar asnjë numër deklarate të mëparshme, ku janë dhënë këto lekë, nuk po flasim për 10 mijë lekë, flasim për 100 milionë lekë, ka një burim…

Noteri Bujar Xhaxho: Kaq kanë deklaruar ata!

Gazetarja: Kërkohet një burim i këtyre lekëve?

Noteri Bujar Xhaxho: Nuk ka qenë problem, nuk kanë dashur ndoshta për një deklarim të tillë.

Denoncuesja: Cilët janë personat, që kanë ardh e kanë deklaruar?

Noteri Bujar Xhaxho: Ja pra! I ke emrat aty!

Denoncuesja: Kush? M’i lexon pak?

Noteri Bujar Xhaxho: Je vetë me shkollë. Lexoji!

Denoncuesja: Palë në këtë deklaratë, janë Dhimitraq Gjika, Dhimitra Margariti, Tana Margariti dhe Kalipso Margariti? Margariti “sh.p.k” nuk është palë?

Noteri Bujar Xhaxho: Ata, që kanë emrin, nuk e di, që kanë emrin këtu, janë palë.

Noteri Bujar Xhaxho: Nëqoftëse është fiktive, atëherë pala, që i preket interesi, shkon në gjykatë dhe i kërkon pavlefshmëri absolute të asaj.

Deklarata noteriale e hartuar nga noteri Bujar Xhaxho, merr titull ekzekutiv nga gjykata e Gjirokastrës dhe gjyqtar Guximtar Boçi. Në këtë titull ekzekutiv thuhet, se trashëgimtarët e Thanas Margaritit, Tana, Dhimitra dhe Kalipso Margariti, duhet t’i shlyejnë 100 milionë Lekë Dhimitraq Gjikës. Më pas vendimi i kalon zyrës përmbarimore private të Erjon Bejkos, duke ndryshuar palën debitore nga firma te trashëgimtarët e të ndjerit.

Ledia Kollçinaku: Erjon Bejko ky përmbarues së bashku me palët në këtë bashkëpunim stimulativ dhe fiktiv ka arritur të ekzekutojë një vendim të palëve dhe t’ja ngarkojë shoqrëisë, ndërkohë që ne si person i dëmtuar, si përfaqësuese e tim eti, i cili është invalid nuk arrojmë të ekzkekutojmë  një vendim ndaj kësa firme, dhe jo vetëm ndaj saj por edhe ndaj palëve personale sepse ne nuk jemi të legjitimuar por të tjerët mudn ta bëjnë këtë gjë.

Gazetarja: Keni ekzekutuar vendimin nga Dhimitra, Thanas, Tana, Kalipso Margariti tek shoqëria. Ndërkohë urdhri është për këta persona… pse?

Përmbaruesi Erjon Bejko: Për pasuritë e firmës bëhet fjalë.

Përmbaruesi Erjon Bejko: Bëhet fjalë për detyrimet ,që ka ai tek shoqëria. Shiko! Do të shikojmë dosjen aty, se jam në punë tani, jam i zënë.

Gazetajra e merr sërish…

Përmbaruesi Erjon Bejko: Alooo?

Përmbaruesi Erjon Bejko: Jam në një zyrë tani,  a kafshë je fare, a idiote je?

Gazetarja: Pse ke ekzekutuar tek firma shpk dhe jo tek këta persona?

Përmbaruesi Erjon Bejko:Ore, nuk kam ndërmend të tregoj, ca veprime kam bërë, gazetare a ça ordinere je ti?

Gazetarja: Ke bërë veprime fiktive, kjo është arsyeja, pse dua të takoj.

Përmbaruesi Erjon Bejko: Po ti, me ça të drejtë më flet mua në telefon?

Gazetarja: Me të drejtën e informacionit, kam të drejtën e informacionit dhe ju keni abuzuar me detyrën.

Përmbaruesi Erjon Bejko: Se ti mund të jesh një, një  ordinere rrugësh!

Gazetarja: Po hajde shihe, sa ordinere jam unë dhe flasim nga afër!

Përmbaruesi Erjon Bejko: Po të them unë, ik tani, mos na merr në telefon!

Gazetarja: Hajde këtu dhe sqarohemi nga afër për veprimet fiktive, që ke bërë!

Përmbaruesi Erjon Bejko: Turp s’të vjen, se je dhe gazetare?!

Gazetarja: Unë po të them, sa vonon, se të pres deri në orën 10 të darkës?

Përmbaruesi Erjon Bejko: Pasnesër më ke aty në Sarandë!

Juristi Çlirim Gjata, shpjegon, se ka falsifikim në deklaratën noteriale, pasi procesverbali dhe vendimi nga arkivi i gjykatës, nuk përputhen.

Çlirim Gjata: Në radhë të parë duhet të përgjigjet përmbaruesi pse ka shkuar dhe ka marrë pasurinë e shoqërisë kur në vendim nuk e ka emrin e shoqërisë. Në procesverbalin gjyqësor përmenden vetëm emrat e trashëgimtarëve, ata do paguajnë 10 milionë Lekë. Procesverbali me vendimin në arkivë vijnë në kundërshtim kjo është shkelje e rëndë. Nuk i lejohet gjykatës që procesverbali të jetë ndryshe dhe vendimi i gjendur të arkivë te jetë ndryshe. Tek deklarata noteriale që ju keni gjetur tek përmbaruesi është me vulë të kompanisë, ndërsa deklarata e marrë tek noteri nul ka vule, pra ka falsivitet. Janë fshehur paratë për të mos ekzekutuar vendimin e gjykatës për të paguar dëmshpërblimin. Kush i kontrollon këta, Gjykatë, këta përmbarues?

Kategori
Lajme nga EmisionetLajmet KryesoreTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*