Qyteti Studenti i nënshtrohet rikonstruksionit (18 Nëntor 1998)

Qyteti Studenti i nënshtrohet rikonstruksionit (18 Nëntor 1998)

12:34 18/11/1998

Qyteti Studenti do të ndryshojë pamje. Drejtori Skënder Vukaj thotë se qeveria ka hapur fonde për përmirësimin e kushteve në Qyteti Studenti. 

“Nga Ministria e Punës është ofruar një fond prej 34 milionë lekësh për sistemimin e ambjentit të jashtëm të qytetit, fond i cili sot është në përdorim nga bashkia. Nga Ministria e Transportit është paraqitur një fond tjetër i cili do të fillojë në ndërtimin e unazës së Qytetit Studenti dhe me ndërtimin e kësaj unaze në këtë zonë nuk do të ketë lëvizje të makinave që prej vitesh ka qënë një shqetësim real për studentët. Një ndihmë ka dhënë edhe Telekomi Shqiptar ka sponorizuar në vendosjen e kabinave telefonike.”

Pamje Qyteti Studenti, konviktet e studentëve./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj

Të ngjashme
UKT