Radhë kilometrike të britanikëve për të hyrë në Francë

Britanikët u vunë në radhë kilometrike me makinat e tyrë në përpjekje për të arritur në kontinentin europian. Tentativa e dëshpëruara për të hyrë në Francë përpara mesnatës ku do të hynin në fuqi edhe masat e reja mbi variantin Omicron atje shkakuan radhë të gjata në kufi.

Përhapja e mutacionit të ri të Covid-19 njohur ndryshe si Omicron, ka shkaktuar shqetësim tek qeveria franceze. Ata kanë vendosur kufizime për Britaninë e Madhe që shënoi këtë javë viktimën e parë nga ky variant dhe që së fundmi ka pasur shifra rekord infektimesh.

Nisur nga kjo e shtunë shumica e udhëtarëve që nuk janë banorë ose qytetarë francez do të duhet të japin arsye bindëse për të hyrë në vend.

Disa studentë dhe shoferë transporti janë të lejuar të udhëtojnë drejt Francës, por britanikët të cilët duan të vizitojnë të afërmit e tyre nuk janë në listë.

Pasi vendosja e masave të reja u njoftua, brenda disa orësh janë shitur të gjitha biletat e avionëve, trenave dhe tragetëve në përpjekje për të mbërritur në Francë përpara se masat të hynin në fuqi.

Tv Klan